Atentati me dy viktima në Vlorë, FNSH nis kontrollet në qytet

70
Sigal

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur kontrollet në qytetin e Vlorës. Ato janë ndërmarrë pas atentatit që tronditi sërish sot qytetin.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë nga atentati mafioz në rrugën Vlorë-Levan. Dyshohet se ata u qëlluan nga tre persona, ndërsa atentati ka qenë i mirëorganizuar.

Autorët i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Sipas burimeve autorët i kanë ndjekur që nga Vlora, për t’i vrarë më pas në autostradën që të çon në Fier.

Kujtojmë se autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit.