Atentati mafioz ku u ekzekutuan dy persona, policia e Vlorës shoqëron 8 persona, ja çfarë dyshohet

238
Sigal

Policia ka shoqëruar tetë persona si të dyshuar për atentatin mafioz të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë ku u ekzekutuan me breshëri plumbash dy shtetasit Shpati Lena dhe Halil Xhezo të njohur si “të fortët” e Vlorës.

Të shoqëruarit po merren në pyetje, ndërkohë që policia dyshon për vrasje me pagesë nga mënyra sesi u organizua atentati ku morën pjesë 3 autorë, njëri prej tyre drejtonte makinën ndërsa dy të tjerët kanë qëlluar në breshëri drejt viktimave.

Pas ngjarjes së ndodhur, në Fier u gjet e shkrumbuar makina tip “Benz” që autorët përdorën për të kryer atentatin. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë kallashnikovë.