Atentati i djeshëm në Vlorë, 33-vjeçari emër i njohur për policinë, pistat ku po hetohet

616
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e djeshme në Novoselë të Vlorë, ku është qëlluar disa herë drejt një automjeti. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në  aksin Vlorë-Fier.

Drejt automjetit tip golf është qëlluar nga një tjetër mjet, ndërsa i plagosur ka mbetur 33-vjeçari i identifikuar si Romario Aliraj, i cili ishte drejtuesi i mjetit tip “golft”

I riu mësohet se nuk është një person i panjohur për policinë. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se 33-vjeçari Alliraj ka qenë i dënuar për mashtrim por edhe i dyshuar për lëndë narkotike.

Pikërisht këto dy pista po hetohen edhe nga policia për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatiku pasditen e të dielës në drejtim të automjetit tip “Golf” me targa AA 864 SV me të cilin po udhëtonte 33-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave me armë, Alliraj humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë mbeti i plagosur.

Alliraj u dërgua në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

Drejt tij është qëlluar 25 herë, nga dy persona që ndodheshin në një tjetër makinë. Fillimisht është qëlluar nga prapa makinës ndërsa më pas përpara saj, në drejtim të shoferit.