Atentat me armë, 2 të plagosur në Mamurras

322
Sigal

Dy persona kane mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Mamurras.

Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të traumes në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen dhe kapjen e autorit.

Nuk dihet ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të kapur të dyshuarit.