At Nikolla Marku uron Krishtlindjet në një takim me Presidentin Bajram Begaj

At Nikolla Marku ka bërë urimin për krishtlindje në një takim të veçantë ku mikpriti Presidentin e Republikës, Bajram Begaj në kishën Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare “Shën Mëria” në Elbasan. “Të nderuar miq dhe mikesha, me rastin e festave dhe vizitës së presidentit të Shqipërisë në kishën tonë Z. Bajram Begaj dhe zonjës së parë, ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe festat e fundvitit. Paqe, harmoni, shëndet dhe mirësi për ju dhe familjet tuaja. Të jeni krenar për veten tuaj e të mos harrojmë njëri-tjetrin duke i uruar festat e duke ndihmuar dikë në mundim. Zoti ju bekoftë. Amin!!”

At Nikolla Marku i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare ‘Shën Mëria’ uron Krishtlindjen

NOA

Në nder të Krishtlindjes At Nikolla Marku i cili edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore ka vijuar të jetë në krye të detyrës në këtë ditë të shenjtë për të qenë pranë besimtarëve e për të uruar krishtlindje të bardha për të gjithë besimtarët. Duke folur për Gazetën “Telegraf” ka kujtuar edhe ngritjen e kishës. Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare “Shën Maria”. ka shërbyer jo vetëm si objekt kulti, por dhe qendër arsimore. Këtu kanë ushtruar veprimtarinë e tyre për shkrimin e gjuhës shqipe Teodor Haxhifilipi (Dhaskal Todri), Konstandin Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani, etj. Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një Kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qendër e Kishës Autoqefale të Shqipërisë të ishte Korça. Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishën Ortodokse të Pavarur Shqiptare të ishte gjuha shqipe. Më 21 Nëntor 1923, Sinodi i Parë i themeluar në Berat, shpalli Fan Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Kështu, sikurse shkruan dhe Fan Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Parë i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arbëria) ra nën sundimin otoman. Ky Sinod, sipas Fan Nolit, vijoi deri më 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria. Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye te Kishës Ortodokse të Shqipërisë At Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit. Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patriarkana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës, ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 Qershor 1929. Kështu, më 12 Prill 1937, Kishës Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varësia direkte nga patrikana dhe u shpall e pavarur. Dekreti i lartë kishtar, Tomi, iu dorëzua K.Kisit.