Asfiksohet nga tymi, efektivi i Forcave të Armatosura në gjendje të rëndë

215
Sigal

Një efektiv i Forcave të Armatosura, që ka qenë në gatishmëri në luftën kundër zjarrit që ka pushtuar jugun e Shqipërisë, mësohet se është asfiksuar gjatë pasdites së sotme, teksa po përpiqej që të shuante flakët masive në fshatin Krinë, në Gjirokastër,

Burime bëjnë me dije se efektivi me iniciale T. H është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pasi u asfiksua si pasojë e tymit të madh që ka mbuluar zonën.