As Covid-19 nuk frenon shpopullimin, për 1 vit u larguan 23 mijë shqiptarë

212
Sigal

Largimin e shqiptarëve nga vendi drejt Europës, nuk e ndaloi as pandemia e Covid-19, duke shënuar shifra të frikshme të shpopullimit. Të dhënat e INSTAT, tregojnë se gjatë 2020 janë 23,854 persona që janë largur nga Shqipëria.

INSTAT raporton se për herë të parë numri i vdekjeve ishte pothuajse i njëjtë me atë të lindjeve, duke tkurrur më tej edhe shtesën e popullsisë.

Ajo që bie më shumë në sy, është se janë regjistruar 27,605 vdekje gjatë vitit të kaluar, mbi 5600 më shumë se sa në 2019-ën.

Të dhënat zyrtare tregojnë se që prej fillimit të pandemisë, deri më sot, janë vetëm 2406 të vdekur nga Covid. Kjo tregon edhe njëherë se pjesa më e madhe e vdekjeve nga ky virus nuk raportohen.