Artan Fuga: Ma gjeni një pedagog që thotë se zgjedhjet me universitetet e mbyllura janë në përputhje me ligjin! Nëse ma gjeni, ai punon në…

439
Sigal

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të hapur garën për rektorin e ri të Universitetit të Tiranës dhe anëtarët e Senatit Akademik, profesori Artan Fuga thotë se zgjedhje të tilla kur universitetet janë të mbyllura nuk mund të jenë të ligjshme.

Fuga shkruan me ironi se nëse ka një pedagog të tillë me siguri punon tek ujësjellësi ose ai ka projektuar kampusin gjigand të universitetit.

Reagimi i plotë:

Më gjeni një pedagog ose pedagoge, drejtues universitar, që ka dalë të thotë: Studentët të vijnë në mësim, edhe maturantët, sepse me masat që do të marr unë garantoj shëndetin e tyre dhe të pedagogëve dhe personelit!

Ma gjeni një!

Një kriminel të tillë!

Ma gjeni një pedagog të vetëm, ose pedagoge të vetme, një drejtues universitar që të ketë pasur paturpësinë të deklarojë se zgjedhjet me universitetet e mbyllura, pa studentë, pa kushte fushatash, pa pjesëmarrje studentësh janë në përputhje me ligjin!

Ma gjeni një, vetëm një debil të tillë!

Po e gjetët, me siguri që punon në ujësjellës, ose ka projektuar kampusin gjigand të universitetit që në letra është ngritur kurse në realitet ka shërbyer për të zhvatur studentët!