Artan Fuga: Kush përcakton se kush do të vdesë ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit

186
Sigal

Akademiku Artan Fuga ka komentuar ka komentuar lajmin e dhënë nga kryeministri Edi Rama se vaksinimi i të moshuarve do të vijojë nga kjo e dielë me personalitetet që janë mbi 80 vjeç, duke e quajtur këtë vendim një krim, apo genocid.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga thotë se “një marrje përgjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian”.

Sipas Fugës, jeta e një njeriu vlen njësoj.

“Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur”, thekson Fuga.

Reagimi i tij i plotë:

Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur.

Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!