ARRSH: Ja gjendja e akseve rrugore, drejtuesit të respektojnë sinjalistikën

504
TIRANE – ARRSH njofton qytetarët për gjendjen e kalueshmërisë së akseve rrugore kombëtare, duke theksuar se autoritetet janë në gatishmëri, për të normalizuar qarkullimin në akset ku ka patur probleme për shkak të motit të keq. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
TIRANE 
Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.
Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena + Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht.
Në gatishmëri janë 2 borëpastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punëtore.
Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, në segmentin Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Megjithatë në gatishmëri janë mjete dhe punëtorë.
Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.
Nga informacioni që është dërguar nga supervizori i Kontratës nr.2, ne segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj që i përket kësaj kontrate, në vendin Ura e lumit Derje, është dëmtuar mbrojtja prej betoni. Si rezultat është gërryer trupi i rrugës në një gjatësi prej 115 ml. Për këtë problem është ngritur grupi i punës me përfaqësues të Drejtorisë dhe të firmës që mbulon këtë kontratë .
Është çuar një ekskavator për të bërë devijimin e lumit, në mënyrë që të mos godasë trupin e rrugës, kjo si zgjidhje provizore.
Gjithashtu inxhinieri topograf i firmës ka bërë rilevimin , për të marrë masat për një zgjidhje përfundimtare.
Janë marrë masa me sinjalistikë.
DURRËS
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.
Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.
VLORË
Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh.
Në Llogora janë në gatishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë.
Te behet kujdes ne kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave dhe te respektohet sinjalistika e vendosur.
GJIROKASTËR
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku janë në gatishmëri 1 fadromë dhe 6 punëtorë, dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gatishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur.
Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmëri për rënien e gurëve në rrugë.
ELBASAN
1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
1. Murrash, km 73-77
2. Dragostunjë, km 81-84
3. Pishkash, km 101-103
4. Qafë Thanë, km 110-113
Në Xibrakë, në Km 63,2, tek shembja e murit, qarkullimi kryet me një kalim të rregullt dhe një kalim në korsi provizore.
Në gatishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punëtorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata për momentin është normale.
Në aksin Librazhd – Steblevë situata për momentin është normale. Këtu janë në gatishmeri 1 traktor me zinxhirë, 1 fadromë dhe 11 punëtorë.
2. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
1. Derven, km 60-63
2. Babluc, km 66-67
Në këto momente qarkullimi është normal. Këtu janë në gatishmëri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punëtore.
3. Në Papër, km 57, situata është normale.
4. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të vështirë:
1. Banjë – Drizë, km 77-89
2. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80
Qarkullimi është normal deri në këto momente. Ka mjete e punëtore në gatishmëri.
5. Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, qarkullimi kryhet normalisht.
Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gatishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera.
Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë.
Të respektohen tabelat e sinjalistikës, sidomos tabelat e shpejtësisë
KORÇË
Gjendja e Akseve rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore.
Ne akset e këtij qarku janë në gatishmëri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe punëtore në segmentet me problematike.
Të behet kujdes ne akset ku ka materiale ne rruge. Te respektohet sinjalistika në vendet ku ka prani te ngricave ne rruge.
FIER
Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku.
Te behet kujdes ne lëvizje, për shkak te fluksit te makinave
BERAT
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuadër të kontratave me performancë.
KUKËS
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku.
Ne aksin Tuneli Kalimash – Kukes – Morine jane ne gatishmeri 3 mjete, ne aksin Kukes – Krume jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Draj Reç jane ne gatishmeri 2 mjete, ne aksin Domaj – Bushtrice jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Qafe Shllak jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Ura e Zapodit jane ne gatishmeri 2 mjete, ne akset e Tropojes jane ne gatishmeri 10 mjete.
1. Në aksin Krumë- Qafe Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.
3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore.
4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.
Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.
Te behet kujdes dhe te respektohet sinjalistika ne vendet ku ka probleme ne rruge dhe rënie gurësh e materialesh te tjera.
Gjithashtu te behet kujdes ne ato segmente ku ka ngrica ne rruge.
DIBËR
Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.
Ne akset e këtij qarku jane ne gatishmeri 14 mjete, ne zonat ku ka rrezik per renien e materialeve ne rruge. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te renies se materialeve ne rruge, si dhe te lageshtisë ne rruge.
1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, Ne gatishmeri janë 2 mjete.
2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.
3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka reshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë.
Të behet kujdes ne qarkullim ne akset ku ka inerte ne rruge dhe te respektohet sinjalistika.
SHKODËR
Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.
Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gatishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve.
Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik per renie guresh ne rruge. Edhe ketu eshte ne gatishmeri 1 fadrome., ne aksin Shpal – Ura e Repsit jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Rreshen – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete.
Ne aksin Qafe Mali – Fierze jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin K.Hadroj – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete.
1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.
2. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.
Te behet kujdes ne zonat ku ka ngrica ne rruge, per shkak te temperaturave te uleta te nates. Gjithashtu te behet kujdes ne zonat ku ka renie guresh e materialesh ne rruge.
LEZHË
Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.
Ne aksin Milot – Skurraj – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gatishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gatishmeri 3 mjete.
1. Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :
a. Mashterkovë km 26,
b. Fan km 28.5,
c. Bicak km 34,
Në km 34 të këtij aksi rrugor ka ndodhur një shembje e madhe dhe menjehere në vend është vendosur sinjalistika e nevojshme . Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks. Te behet kujdes dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
Sigal