Arrestohet trafikanti i heroinës në Tiranë

589
Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme një 43-vjeças, pasi është kapur me heroinë.
Blutë e kryeqytet bëjnë më dije se pas informacione të marra është organizuar shërbimi me qëllim kapjen në flagrancë të Miron Xhanon dhe konkretisht në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, në kryqëzim me Rrugën “Naim Frasheri”, pas kontrollit personal iu gjetën në një kuti të vogël, 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.
Për 43-vjeçarin, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, dispononin informacion se kryente aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve të dyshuara narkotike të llojit Heroinë, në sasi të konsiderueshme si dhe me doza, personave të ndryshëm, në zonën e 21 Dhjetorit, Rrugës së Durrësit dhe Sheshi Karl Topia, duke përdorur automjetin e tij të markës Volkswagen.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 329.2 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”, e ndarë në paketime dhe doza të ndryshme.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 automjet i markës Volkswagen
4 aparatura telefonike
1 peshore elektronike
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Sigal