Arrestohet “skifteri” në Durrës, akuzohet për vjedhje banesash

491
Sigal

Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet se ka vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetasit D.LL.

Policia thotë se  “shtetasi Miri Myftari 41 vjeç, në lagjen Nr.6, Durrës,  rreth orës 02:30  është kapur nga Shërbimet e Policisë me sende të vjedhura: unaza floriri, ora, televizor dhe veshje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.”

Nga hetimet e kryera u konstatua e sendet e mësipërme i kishte vjedhur në banesën e shtetasit  D.Ll. 32 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.