Arrestohet pronari i lokalit në Tiranë, kishte kthyer biznesin në kazino

565
Sigal

Një 40-vjeçar banues në Tiranë, pronar i një biznesi është vënë në pranga, pasi ushtronte aktivtetin e lojërave të fatit, që për më shumë se një vit është ndaluar me ligj. Sipas një njoftimi nga ana e Policisë së Tiranës, bëhet me dije se shtetasi E.B. është arrestuar dhe në gjendje të lirë janë proceduar 6 persona të tjerë.

Lokali ku luheshin lojërat e fatit në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë. “Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh”, shtohet më tej.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet një rast i organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara. Vihet në pranga pronari i lokalit. Procedohen penalisht gjashtë shtetas të tjerë. Sekuestrohen letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bazë të informacioneve të marra se në një lokal ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B, në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.