Arrestohet një 25-vjeçar në Berat për lëndë narkotike, e pësojnë dhe 3 qytetarë për ndërtim pa leje

173
Sigal

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar, i cili u kap me lëndë narkotike gjatë kontrollit fizik.

Nga ana tjetër, Policia procedoi penalisht dhe 3 persona për ndërtim pa leje. Njëri prej tyre po ndërtonte një mur mbështetës, ndërsa dy të tjerët po ndërtonin një banesë.

NJOFTIMI

DVP Berat

Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Gj., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i’u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

————–

U proceduan penalisht shtetasit P.M., 63 vjeç dhe Xh.G., 20 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi u konstatuan duke ndërtuar një banesë, pa leje ndërtimi, si dhe shtetasi V.R., 44 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur mbajtës, pa leje ndërtimi.

Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.