Arrestohet me gati gjysmë kilogramë kokainë 47 vjeçari tek Komuna e Parisit

112
Sigal

Shtetasi me iniciale A. Zh., 47 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi është kapur me 400 gramë kokainë. Arrestimi i tij është kryer këtë paradite në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ende nuk është publikuar njoftimi zyrtar i policisë për arrestimin në fjalë, pasi operacioni është në vijim e sipër.

Pritet që uniformat e shtetit të ushtrojnë kontroll dhe në banesën e Zhulekut. I arrestuari rezulton se jeton në të njëjtën zonë ku dhe u vu në pranga. 47-vjeçari rezulton se është një person me precedentë penalë.

Ai është arrestuar edhe në vitin 2015 për të njëjtën gjë. A.Zh., u prangos bashkë me katër persona të tjerë në atë kohë, pasi akuzohej se shpërndante drogë në klubet e natës.