Arrestohet kunati i Tahirit, ministri pezullon 7 efektivë të forcave “Shqiponja”

527
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se policia ka arrestuar katër netë më parë kunatin e Ministrit Saimir Tahiri, shtetasin Alban Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka shpërndarë mesazhin e një oficeri i cili bën me dije se për ndalimin e kunatit të tij, Ministri i Brendshëm ka shkarkuar dhe proceduar penalisht 7 policë.

Postimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Oficeri digital informon:

Kunati problematik i Saje qorrit ndalohet nga policia per shkelje te ligjit.
-Saje qorri shkarkon dhe procedon per ndjekje penale 7 police per ndalimin e kunatit te tij problematik! sb

“Pershndetje doktor! 4 nete perpara shqiponjat kane ndaluar dhe shoqeruar kunatin e sajmirit, alban berisha,
tek ish dogana.

Ka shkuar aty me urgjence ejvi robo dhe genti ceka. Ju kane thene qe po vijme me porosi te ministrit pasi ai e ka kunat te shoqeruarin alban berisha, por lereni hiqjani prangat, se do meremi ne me kete pune dhe e zgjidhim ne.

Pasi policet e shqiponjave nuk kane dashur ta lirojne por kane dashur ta shoqerojne ne drejtori te lidhur me pranga pasi ai i ka share dhe ofenduar dhe ka dash ti gjuaj nje polici me shkop, menjehere esht vene drejtori ervin hodaj ne levizje dhe ne bashkepunim me sh k b -e z.ben skendo ka dadhur te arrestoje 4 police.
Kane diskutuar deri vone dhe pastaj i kane proceduar ne gjendje te lire nga sh k b-ja
dhe standartet per shkelje te rende i kane pezulluar nga detyra dhe policet dhe oficerin dhe ladin shefin e shqiponjave plot 7 vet te shqiponjave.

Kane vajtur policet tek vini ne zyre dhe i kane kerkuar me ngulm te thirrte aty ejvin robon
dhe gent ceken. mbas kembenguljes se policeve
ka ardhur aty ejvi robo dhe ata e kane bere per dy leke ne sy te drejtorit ladi laska..shefi i shqiponjave…shkelzen metushi oficeri i tyre dhe 5 police te shqiponjave te 7 te pezulluar nga detyra per shkelje te rende dhe proceduar nga sh.k b.ja

ky ejvi robo esht drejtor i inspektimit te ministrit tahiri
ky genti ceka esht shoferi me i besuar i ministrit tahiri”