Arrestohet kryeplaku i fshatit në Skrapar, policia zbulon rreth 300 bimë kanabis

401
Sigal

Pas kontrollit të territorit të Skraparit në Berat, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanābisit, shërbimet e policisë kanë gjetur 295 bimë kanabis sativa. Policia ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Prishtë, 39-vjeçarin J.L., banues në Prishtë në Skrapar. Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë krìminale në fushën e kultivimit të narkotikëve. Shtetasi J.L duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte Policinë e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike. Sakaq materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.