Arrestohet i riu nga Shkodra, i sekuestrohen armë, dylbi dhe fishekë

470
Sigal

Një 24-vjeçar është arrestuar pasditen e sotme në Shkodër, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Nga raportimet e policisë mësojmë se, gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjetën dy pistoleta, dylbi, disa palë targa e sende të tjera.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Vijon puna për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kiras”

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”.

Arrestohet në flagrancë një 24 vjeçar nga policia

Sekuestrohen dy armë zjarri,  municion luftarak,  dylbi disa palë targa  e sende të tjera

Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor  të koduar “Kiras”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

  1. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku  me 60  fishekë, dy krëhëra pistolete me 14  fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.