Arrestohet i dyshuari si autor i aksidentit në Elbasan

341
Sigal

Policia ka arrestuar
një 28 vjeçar si autor i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e 9 Janarit 2019
në qytetin e Elbasanit.

Sot policia informon se
në pranga ka rënë Krijos Abazi, 28 vjeç, banues në Elbasan.

“Arrestimi i tij u bë
pasi duke drejtuar mjetin tip “BMË” me targa AA003PF në unazën jugore Elbasan,
është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA824BK drejtuar nga shtetasi
Dritan Kalemi, 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes,
ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi Dritan Kalemi”
Gjithashtu në aksident është dëmtuar shtetasi F.M, 31 vjeç, banues në Elbasan,
i cili ka qenë pasagjer në mjetin tip “BMW” dhe pasi mori ndihmën mjekësore në
spitalin Kirurgjik Elbasan ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Materialet i kaluan
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën
penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i
Kodit Penal.