Arrestohet autori i vrasjes makabre në mes të Korçës

553
Sigal

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse, e ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës.

Raportohet se është qëlluar me sëpatë në kokë shitësin e bananeve, Dashnor Osmani, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri, pranë Pazarit të Korçës. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, duke arrestuar autorin e krimit, pak metra nga vendi i ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.