Arrestohet 57-vjeçari në Lezhë, i gjenden dy armë e 232 fishekë në banesë

212
Sigal

Një 57-vjeçar në fshatin Markatomaj të Lezhës u arrestua pasi iu gjetën dy armë dhe municione luftarake.

Nga kontrollet e policisë në banesën e Vasel Kokës u gjetën 2 armë zjarri.

Një prej tyre ishte automatik ndërsa një tjetër pushkë si dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarakë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak. Finalizohet operacioni policor i koduar “Markatomaj”. Operacioni nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markatomaj”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. K., 57 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.