Arrestohet 34-vjeçari në Elbasan, dhunoi policin pasi i vuri gjobë

270
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 34-vjeçar mëngjesin e sotëm pasi goditi një polic për shkak të detyrës.

“34 vjeçari me inicialet F. T., banues në Elbasan, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore, i cili i ka vendosur masë administrative për mosdhënie përparësie në kryqëzim,”-sqaron policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Nuk respektoi rregullat e qarkullimit rrugor, goditi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 34 vjeçari.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në vijim të punës monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, arrestuan në flagrancë shtetasin:

1. T., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi tek kryqëzimi i Cërrikut, Elbasan, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore, i cili i ka vendosur masë administrative për mosdhënie përparësie në kryqëzim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.