Arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasje

564
Sigal

Eshtë arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme një person të shapllur në kërkim.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shtetasi i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë kapën dhe ndaluan shtetasin:

K. V., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

31-vjeçari më datë 18.10.2019, në Bulevardin “Republika”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.