Arrestohet 29-vjeçari,kanos me armë zjarri komshiun

561
Sigal

Policia e Shijakut ka vënë në pranga 29-vjeçarin Blerim Tuda, pasi pas një konflikti të çastit ka kanosur me armë zjarri komshiun e tij dhe ka qëlluar në ajër.Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Shetel, ku Tuda për motive të dobëta ka kanosur me fjalë D.D. 60 vjeç dhe pastaj i ka shkuar në banesë, ka marrë një automatik dhe në rrugë ka qëlluar me armë zjarri tip automatik disa herë në ajër.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 13 gëzhoja  dhe një fishek automatiku model 56 kalibër 7.62 mm, por edhe nuk është gjetur arma me të cilën ai ka kryer kanosjen. Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm.