Arrestohen dy vëllezër në Tiranë, po përgatiteshin të vidhnin një magazinë

79
Sigal

Tiranë

U kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Sekuestrohen një automjet dhe materiale të ndryshme të vjedhura më parë nga këta shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në inteligjencën informative se dy shtetas do të vidhnin në një magazinë, në bulevardin e Kasharit, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tyre.

Në rrugën “Pavarësia”, gjatë natës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, shtetasit M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas kanë kryer disa vjedhje të tjera. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të tyre.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet që dyshohet se përdorej nga dy vëllezërit, për të kryer vjedhjet, si dhe materiale të ndryshme, të dyshuara të vjedhura më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.