Arrestohen dy të rinj nga Berati, thyenin e vidhnin pjesë automjetesh në Tiranë

508
Sigal

Dy të rinj nga Berati kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për thyerje dhe vjedhje të pjesëve të ndryshme të automjeteve.

Elidon Vojka, 19 vjeç dhe Emanuel Gupe, 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe në kërkim nga policia, u arrestuan nga efektivë të komisariatit numër 2 të Tiranës gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Smart”.

Ndalimi i dy të rinjve u bë në Rrugën “Myslym Shyri” në momentin që po tentonin të thyenin xhamin e automjetit tip “Smart”, në pronësi të S. D.

Po kështu policia bën me dije se është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të ndodhura në juridiksionet e Komisariatit të Policisë Nr 2 dhe Nr 4, ku më konkretisht:

• Më datë 03.11.2016, në Rrugën “Ali Baushi, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit M. S.

• Më datë 19.11.2016, në parkingun e Q.S.U.T., kanë vjedhur Navigatororin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. M.

• Më datë 20.11.2016, në Rrugën “Mihal Popi”, kanë vjedhur dy pasqyrat dhe airbag-un e timonit, të automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të E. S.

• Më datë 15.09.2016, në Rrugën “Shefqet Musaraj”, kanë marrë një aparat fotografik nga automjeti tip “Opel”, në pronësi të J. K.

• Më datë 29.06.2016, në Rrugën ‘”Kongresi i Lushnjës’”, kanë vjedhur pasqyrat si dhe disa aksesorë brenda automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të J. C.

Shtetasi Emanuel Gupe, rezulton person i shpallur në kërkim me shkresën e datës 25.10.2016, nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për Vjedhje.

Materialet proceduriale, i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.