Arrestimi i Haradinajt, Meta: Ndalimi i papranueshëm, të lirohet!

513
Sigal

Kryetari i Kuvendit të
Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së Ramush
Haradinaj në Francë.

Në njoftimin e
shpërndarë nga Kuvendi thuhet se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u
befasua nga lajmi per ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës, Ramush Haradinaj nga policia franceze në bazë të një urdhër të vjetër
arresti të lëshuar nga Serbia.

Kryetari Meta beson se
autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij
ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë
dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.

Kryetari Meta thekson
se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e
dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai u ben thirrje
autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë
incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të
parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.