Arrestimet – Grupi i të rinjve nga Durrësi kërdi me vjedhje në Tepelenë, 5 në pranga

580
Një grup i specializuar për vjedhje lokalesh e banesa në tri zona të Jugut, është goditur nga policia, duke çuar në pranga pesë të rinj nga 17 deri në 24 vjeç.

Policia e Shtetit bën me dije se grupi kryente aktivitetin e jashtëligjshëm në Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë.

Në pranga kanë përfunduar:
Panajot Bakiu, 22 vjeç, banues në Durrës.
Sali Hilaj, 24 vjeç, banues në Durrës.
Edmond Pjetri, 22 vjeç, banues në Durrës.
GJ., 17 vjeç, banues në Durrës.
A.B., 17 vjeçe, banuese në Durrës.
Policia ka dokumentuar deri më tani 6 vjedhje në tre zonat e mësipërme.

Në datë 10.03.2017, në Tepelenë, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.A, në Memaliaj kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit Q.V., lokalin e shtetasit G.M. dhe lokalin e shtetasit G.T.

Në datë 06.03.2017, në Këlcyrë kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.B., si dhe në datë 10.03.2017, në Këlcyrë kanë tentuar të vjedhin dyqanin “Servis Celularësh”, të shtetasit F.Ç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa maska, dorashka, kaçavida, leva hekuri, një shumë prej 10.000 lekë, 20 euro, dy telefona celular, një Laptop, disa shishe me pije alkoolike, si dhe automjeti tip “Benz”, me targa AA570HC të marrë me qira.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, ku dyshohet se autorët janë shtetasit e mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Sigal