Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Vau Dejës për armëmbajtje pa leje.
Në pranga ka rënë Paulin Qarri, banues në Mali Jushit, Njësia Administrative Bushat.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë e llojit Browning (gjerman) dhe një krëhër me 7 copë fishekë të kalibrit 7.65mm.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Paulin Qarri, i cili udhëtonte me automjetin tip Benz me targa AA266HZ”.
Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e personit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.