Armë dhe kokainë në makinë, arrestohen burrë e grua

297
Sigal

Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës, pasi lëviznin në autostradën që lidh kryeqytetin me Durrësin, me armë dhe kokainë në makinën e tyre.

E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan, iu janë sekuestruar dy armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kakainë dhe kanabis dhe një automjet.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kri.minale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Autostrada”, i zhvilluar nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Nárkotikëve në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një çift bashkëshortësh. Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde nárkotike të llojit kòkainë dhe kánabis dhe 1 automjet.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas (burrë e grua), qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni pòicor i koduar “Autostrada”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe árrestimi në flagrancë i shtetasve: E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan. Gjatë operacionit, nga kontrolli në mjet u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë nárkotike e dyshuar kòkainë.

Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Pòlicisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde nárkotike kánabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.