Armë dhe drogë, arrestohet 35 vjeçari në Përmet

460
Sigal

Një 35 -vjeçar ka rënë në pranga pasi i janë gjetur armë dhe municione.

Sipas informacionit zyrtar, 35-vjeçari me inicialet A.M., është arrestuar nga Policia e Përmetit. Mësohet se pas një kontrolli në banesën e tij, në fshatin Nikollanë, efektivët kanë gjetur një armë gjahu pa leje, fishekë dhe drogë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin “OSUMI”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar, pasi në kufi me Skraparin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.