Arjan Zadrima: Italia publikon bilancin “Droga-2016”, që është futur nga Shqipëria

489
Sigal

Për rreth një vit,
që nga nëntori i vitit të kaluar deri në nëntorin e vitit 2016, policia
italiane në 4 provinca Bari, Brindisi, Leçe dhe Foxhia ka sekuestruar mbi 15
tonë marijuanë. Kjo është shifra e dhënë nga Drejtoria Qendrore e Shërbimit dhe
Kontrollit të Drogës, megjithatë dhe kjo nuk është strikte pasi të dhënat janë
në përditësim. Në Leçe janë bllokuar mbi 7 tonë marijuanë, pothuajse 4 tonë në
Brindisi, në Bari rreth 3 tonë dhe në Foxhia rreth 1 ton e gjysmë. E gjithë kjo
sasi droge është Made in Albania, që
sipas autoriteteve italiane trafikantët shqiptarë kanë tentuar ta fusin ose me
avionë të vegjël ose me gomone. Gjithashtu shqiptarët kanë tentuar ta fusin
drogën me gomone që nisen dhe nga Greqia. Sipas autoriteteve italiane gjatë
kësaj periudhe shqiptarët mbajnë numrin e parë të personave që janë arrestuar
si trafikantë droge.
Një
raport sekret i agjencive ligj-zbatuese ne Shqipëri, ka listuar plot 363 zona,
në të cilat kultivohet kanabisi. Dokumenti është hartuar me ndihmën e
partnereve nga Gjermania dhe Italia, duke dhënë një panorame të plotë të
trafikut të hashashit që “prodhon” miliarda euro fitime. Shqipëria konsiderohet
një prej prodhuesve kryesorë të kanabisit në Evropë duke mundur të kaloje mbi 1
mijë ton marijuanë në vit. Trafikantët nga Jugu në Veri, bashkëpunojnë me
drejtues lokale dhe oficerë të policisë, për të garantuar mbrojtjen e parcelave
me drogë, kundrejt pagesës prej 10 euro për rrënjë ose duke dhëne si këmbim 30%
të prodhimit kur përpunohet.
Të dhënat sekrete, kanë evidentuar se
trafikantet veç bandave të armatosura, po përdorin edhe “Dronët” për kontrollin
e hapësirave me kanabis. raporti sekret, provon, se hashashi ka mbuluar jo
vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona të
shumta në Fier, Berat e Skrapar, Kuçovë, Krujë, Dibër,Mat, Elbasan, Kolonjë,
Korçë etj. Tonelatat me drogë të gatshme e të paketuar, ndjekin itinerarin e
linjës tregtare Shkodër-Mali i Zi-Serbi-Hungari e më pas përfundojnë në
Gjermani. Pas këtij stacioni, trafikantët e organizuar bashkëpunojnë ngushtë me
grupet shqiptare, prej të cilëve marrin hashashin dhe e çojnë në Itali e Greqi,
më pas në Holandë, Francë, Hungari, Çeki, Austri e vende të tjera!