Arilena Arës i humb shansi për të kënduar në Eurosizion 2021? Jepet zgjidhja alternative: Vendos shteti pjesmarrës

328
Sigal

Eurovision 2020 u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe Arilena Ara mund të mos marrë pjesë as në edicionin pasues. Përfaqësues të Eurovizion kanë deklaruar se vitin e ardhshëm, do të ketë të tjerë konkurentë në garë.

Por, ndër të tjera ata kanë lënë dhënë  një zgjedhje alternative, duke ia lënë në dorë shteteve përkatëse, të vendosin nëse do të konkurojnë me të njëjtën këngë. Tre shtete e kanë dhënë konfirmimin që do të përfaqsohen nga të njëjtat këngë. Hollanda, Spanja dhe Gjeorgjia do të rikthejnë të njëjtët këngëtarë në skenën e Eurosong 2021.

 

“Bordi drejtues ka vendosur që këngët e këtij nuk do kenë të drejtë të garanojnë kur të mbahet konkursi i vitit të ardhshëm. Shtetet pjesëmarrëse do zgjedhin nëse do përfaqësoshen vitin e ardhshëm nga fituesi i këtij viti apo nga një këngëtar tjetër,”– shkruhet në njoftimin e Eurovizion.

Ndërkohe Shqipëria ende nuk ka dhënë vendimin, nëse do të jetë Arilena Ara pjesë e kësaj gare, apo do t’i duhet të zgjedhin një tjetër konkurrent.