Ardi Veliu viziton punonjësin e FNSH që u plagos në protestën e Fierit

487
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i  Policisë së Shtetit Ardi Veliu,  vizitoi në Spitalin e Fierit, punonjësin e FNSH-së të  lënduar paraditen e sotme gjatë protestës në vendin e quajtur “ETC” Fier.

Sipas policisë, efektivi është plagosur gjatë tensioneve me protestuesit e Partisë Demokratike paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Polici u qëllua në kokë me gurë.

Veliu u informua nga ekipi mjekësor se gjendja shëndetësore  e punonjësit të Policisë është stabilizuar.

Ai i uroi shërim të shpejtë punonjësit të policisë, si dhe falënderoi ekipin mjekësor për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar.