Arben Frroku shpallet në kërkim ndërkombëtar

512
TIRANË – Dy ditë pas dënimit me burg përjetë dhënë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, biznesmeni Arben Frroku shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Frroku, i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013-ës, u largua nga Shqipëria më 20 qershor, 1 ditë para zgjedhjeve dhe 48 orë para vendimit të Apelit.
Ky i fundit u shty për të këtë të hënë ku dhe u vendos të rrëzohet pafajësia e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe me kërkesë të Prokurorisë që apeloi çështjen, Gjykata e dënoi me burg përjetë Frrokun si autorë të vrasjes së komisarit të policisë.
Mbetet mister se si Arben Frroku ka mundur larguar nga Shqipëria pa lënë shenjë në sistemin TIMS, fakt ky i konfirmuar nga burime për A1 Report. Sipas të njëjtave burime sistemi nuk ka punuar por policia pretendon se e ka shënuar me shkrim dore në regjistër.
Për herë të fundit Frroku është ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë dhe është lënë i lirë pas verifikimit se nuk rezultonte në kërkim, kjo më shumë se 1 javë më parë kur ende nuk ish dhënë vendimi i Apelit.
Sigal