Aqif Pasha kishte himnin e tij. Zbulohen partitura të rralla

636
Sigal

ELBASAN/ Aqif Pasha një nga figurat historike më të shquara ka pasur edhe marshin e tij muzikor të realizuar nga një dirigjent çek. Në arkivat e muzeut të Elbasanit është zbuluar së fundmi edhe ky marsh muzikor i shkruar për emrin e shquar dhe patriotin shqiptar  Aqif Pashë Biçaku. Me një koperinë të kuruar me kujdes dhe notat që shoqërojnë marshin Aqif Pashës, pjesa i është shkruar nga  Filip Papajani.  Në kopertinën e këtij himni theksohet me shkronja të mëdha “Zoti ekselenca e tij Aqif Pasha, ish-ministër shqiptar”. Më pas vjen fotografia e Aqif Pashës, e cila rrethohet me fjalët “lider shqiptar”. Nga Anton  Cimfl, dirigjent muzike realizuar në Elbasan në maj të vitit 1916. Sipas historianit Shyqyri Demiri në një biografi të shkurtër të shkruar në vitin 1976 me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Aqif Pashës teksti i këtij marshi është shkruar nga Fillip Papajani, i cili i ka bërë një vlerësim me vend Aqif Pashës, vlerësim që del nga vargu intonizues prej kompozitorit çek Anton Cimfl.

Ja disa nga vargjet :

Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë

Ti burrë i rrallë s’u frikësove

N detyrë të atdheut gjithnjë qëndrove

Për nder dhe të mirën e Shqipërisë

Përpara pashë përpara qofsh jetë gjatë

Dëfte se kenë dejet gjak shqiptari

Qëndro në besë të rreptë, puno për ditë

Për natë.