Aplikim online për Hipotekat, lehtësohen procedurat në Kadastër

400
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot të tjera lehtësime sa i takon procedurave që duhet të ndjekin qytetarët për të marrë hipotekën në Kadastër.

Në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Kadastrës, Artan Lame dhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj për aplikimin e ri online për Hipotekat, kreu i qeverisë tha se përgjigja për hipotekat, do të vijë brenda 5 deri në 10 minutash.

“Dëshirova këtë takim në distancë, pasi bëhet fjalë për një çështjen me interes të madh për opinionin publik, për qytetarët që marrin shërbime. Për pikën më të nxehtë, që është cilësia e shërbimit në hipoteka. Tani më nuk kemi sistemin e para disa kohëve. Po kemi Agjencinë Shtetërore të Kadastres. Ajo që është me e rëndësishme, shërbimet online, janë pjesë e revolucionit dixhital, që e kthen vitin 2020 në një vit të transformimit të madh, për të krijuar një kornizë plot transparencë e llogaridhënie. Ajo që dua të them pa marrë shumë kohë, pasi sot jemi këtu përmes drejtorit të Kadastrës, dhe drejtoreshës së AKSHIT. Që nga 1 janari, shërbimet kadastrale bëhen me aplikime online dhe me futjen e vulës elektronike, tani më, edhe pjesa tjetër e shërbimit do të behët online. Nuk është më nevoja që në një proces të arsyeshëm tranzicioni s’do të jetë ne nevojshme që të shkohet fizikisht, pasi gjithçka do të bëhet nga shtëpia, nga telefoni. Faktikisht deri në dhjetor të vitit të shkuar, qytetari do të paraqitej fizikisht, do të aplikonte do kryente pagesën, të priste deri në ditën që t’i thuhej; hajde merr dokumentin. Kështu ishin krijuar qerthujt e tmerrshëm të sekserëve duke përfshirë dhe gishtat. Tashmë qytetarët aplikojnë online, përmes telefonit. Kemi lehtësuar aplikimin. Por jo pjesën e dytë të shërbimit. Sot jemi këtu për të lajmëruar se lehtësohet i gjithë procesi. Ky është një revolucion i vërtetë dhe i plotë në rezultatin komplet. I gjithë sistemi pengues, përmes kanaleve të zeza të korrupsionit, do të shmanget. Tashme koha e shërbimit do të jetë 5 deri në 10 minuta.”, tha Rama.