Sipas anketës ballkanike, në Shqipëri, alarmuese mbetet korrupsioni dhe dështimi i Reformës në Drejtësi. Në përceptimin e shqiptarëve edhe për 5 vitet e ardhshme, 3 çështjet më madhore mbeten; korrupsioni (55%), drejtësia politike (54%) dhe largimi i specialistëve të kualifikuar (39%), duke pasuar me papunësinë, paqëndrueshmërinë politike dhe kriminalitetin. Këto përforcojnë idenë se qytetarët ndihen të pasigurt për stabilitetin dhe cilësinë e jetesës në vend. Ndërkohë që DASH rrëzonë PPP-të dhe ligjin për Investimet Strategjike: Përfitojnë vetëm njerëz pranë qeverisë!
Në përceptimin e shqiptarëve edhe për 5 vitet e ardhshme, çështja më madhore që mbetet shqetësim është korrupsioni (55%) dhe largimi i fuqisë punëtore të kualifikuar (39%). Të dyja këto sfida afatgjata reflektojnë dobësitë në qeverisje dhe humbjen e kapitalit njerëzor.Këto përforcojnë idenë se qytetarët ndihen të pasigurt për stabilitetin dhe cilësinë e jetesës në vend.
Korrupsioni dhe largimi i fuqisë punëtore të kualifikuar parashikohet të jenë shqetësimet kryesore të shqiptarëve edhe për pesë vitet e ardhshme, referuar një anketimi të fundit të realizuar në vendet e Ballkanit dhe disa shtete të tjera kandidate për në BE.
Të anketuarve iu kërkua të zgjidhnin deri në tri problemet më të mëdha me të cilat vendi i tyre do të përballet në pesë vitet e ardhshme. U përmendën një numër çështjesh, por ato që dalluan në të gjithë kampionin si zgjedhjet më të shpeshta janë: korrupsioni (3.191 përmendje), largimi i fuqisë punëtore të kualifikuar (2.468), papunësia (1.804), paqëndrueshmëria politike ose konflikti në vend apo rajon (1.591) dhe kriminaliteti (1.429).
Në përceptimin e shqiptarëve edhe për 5 vitet e ardhshme, çështja më madhore që mbetet shqetësim është korrupsioni (55%) dhe largimi i fuqisë punëtore të kualifikuar (39%). Të dyja këto sfida afatgjata reflektojnë dobësitë në qeverisje dhe humbjen e kapitalit njerëzor. Pakënaqësia me shërbimet publike (30%), së bashku me shqetësimet për imigracionin (25%) dhe kriminalitetin (20%), përforcojnë idenë se qytetarët ndihen të pasigurt për stabilitetin dhe cilësinë e jetesës në vend.
Korrupsioni doli si çështja më e përmendur në të gjithë rajonin, me 35% të të anketuarve që e zgjodhën atë. Ai ishte shqetësimi kryesor në Bosnjë dhe Hercegovinë (67%), Shqipëri (55%) dhe Maqedoninë e Veriut (51%). Po ashtu, Kosova (39%), Mali i Zi (36%) dhe Serbia (37%) e identifikuan korrupsionin si një nga problemet kryesore të ardhshme. Edhe në Ukrainë (13%) dhe Moldavi (19%) u përmend korrupsioni si çështje kyçe. Në kontrast, Gjeorgjia regjistroi nivelin më të ulët të shqetësimit për korrupsionin (më pak se 1%), duke sugjeruar ose besim relativ tek integriteti institucional, ose një zhvendosje të prioriteteve publike.
Largimi i fuqisë punëtore të kualifikuar ishte një tjetër shqetësim i përhapur. Ai u zgjodh nga 27% e të anketuarve dhe u rendit në top tre pothuajse në të gjitha vendet. Në veçanti, Maqedonia e Veriut (56%) dhe Kosova (41%) e identifikuan si përgjigjen më të shpeshtë. Ky trend reflekton frikën e gjerë për erozionin e kapitalit njerëzor, veçanërisht mes popullsive të reja dhe të arsimuara. Shqipëria (39%), Bosnja dhe Hercegovina (44%) dhe Moldavia (16%) gjithashtu pasqyruan shqetësim për këtë çështje.
Papunësia ishte çështja e tretë më e përmendur në të gjithë kampionin (20%). Ajo doli veçanërisht e rëndësishme në Kosovë (44%) dhe Malin e Zi (33%). Në kontrast, Shqipëria (9%), Gjeorgjia (8%) dhe Ukraina (8%) treguan shqetësim relativisht të ulët për papunësinë, duke sugjeruar ose perceptim më të vogël urgjence, ose theks më të madh mbi probleme të tjera strukturore.
Paqëndrueshmëria politike ose konflikti i mundshëm ishte një tjetër shqetësim, veçanërisht në vendet me histori të tensioneve etnike.
Një element interesant kur shihen çështjet më të përmendura sipas vendit është shfaqja e disa temave të reja. Imigracioni është një prej tyre, duke dalë në plan të parë për Kosovën (38%), ku ai u rendit si çështja më e përmendur. Shqipëria (25%) dhe Gjeorgjia (6%) gjithashtu e përmendin imigracionin.
Cilësia e shërbimeve publike (si arsimi dhe shëndetësia) është një tjetër çështje që nuk u rendit në pesë më të shpeshtat për kampionin total, por shfaqet në pesëshen kryesore të disa vendeve, duke theksuar rëndësinë e saj për analiza të mëtejshme. Shqetësimi më i madh për shërbimet publike shihet në Shqipëri (30%) dhe Maqedoninë e Veriut (29%). Gjithashtu, 20% e qytetarëve të Malit të Zi dhe Kosovës e konsiderojnë këtë si çështje të rëndësishme, ndërsa në Serbi kjo shifër është 15%.
Një tjetër çështje që shfaqet si më e përmendura për Ukrainën (40%) dhe Gjeorgjinë (15%), por që nuk ishte mes pesë të parave për kampionin total, është ekonomia apo problemet financiare. Kjo çështje është prezente edhe në Moldavi (12%).
Dy çështje specifike për Ukrainën janë: rindërtimi (16%) dhe rënia demografike (20%), të cilat lidhen drejtpërdrejt me pasojat e konfliktit me Rusinë. Ndërkohë, Gjeorgjia shfaq një çështje specifike kombëtare në pesëshen e saj: aksesin në BE (12%).





















