Anila Shehu shpenzoi dhjetëra miliona dollarë për të mbajtur Tiranën të papastër

1264
Sigal

Duke e ndjerë për detyrë të paralajmërojmë, konfuzionin me të cilin do të ballafaqohet Qyteti i Studentit, nën drejtimin e zonjës Anila Shehu, jemi të detyruar profesionalisht të tregojmë se çfarë ka ndodhur në sektorin e Pastrimit të Bashkisë së Tiranës, gjatë kohës që ajo ka qenë drejtoreshë e këtij sektori. Masakra më e madhe që i kalon gafat e përditshme ka të bëjë me tenderin e pastrimit të shpallur nga kjo bashki, për përzgjedhjen e njërës prej firmave të paraqitura për konkurrim. Dhe ajo që ndodhi nga rezultati i këtij tenderi ishte e pabesueshme sepse aty u paraqitën shumë firma private, ku të paktën 10 prej tyre ishin firma të njohura dhe me eksperiencë, që e meritonin fituesin e këtij tenderi. Madje ato 10 kompani, apo firma, kishin edhe një çmim shumë më të lirë, se sa firma përfituese e cila ishte Shoqëria “Ecologica” s.p.a me Kod Fiskal 00411910730. Çudia e kësaj historie kishte të bënte me faktin se Firma fituese në vlerën rreth 2 milionë dollarë, fillimisht kishte një seli tek Blloku. Por pas investigimeve mediatike që kërkonin të zbardhnin të vërtetën, kjo kompani e ndërroi selinë apo vendqëndrimin, në mënyrë të menjëhershme, duke e pasqyruar këtë gjë edhe në QKR. Dhe si përfundim, në këtë moment, u shfaq ana groteske, ku kjo firmë, u vendos në emër të një 20- vjeçari, me seli, apo qendër, diku nga rruga Mihal Grameno. Kjo firmë figuronte si italiane, ndërsa pronari ishte nga Rruga e Elbasanit dhe publikohej, sikur ishte italian. Por ka edhe më. Sepse   pajisjet dhe makinat e kësaj firme, ishin të pazhdoganuara në doganë, duke shkelur kështu edhe barazinë në tender. Gjithashtu, kjo firmë private, njëlloj sikur organizohej në ilegalitet, dukej që gjithçka e kishte sekret. Edhe sot e kësaj dite, nuk është dhënë asnjë detaj i saktë për funksionimin e saj. Nuk dihej as fakti se ku peshoheshin makinat se sa plehra do te evakuonin nga zonat që kishte nën mbikëqyrje. Në këtë mënyrë, duke i dhënë të drejtat e fituesit të tenderit, një firme gjysmë inekzistente, zonja Anila Shehu i ka shpenzuar financave, me dhjetëra mijëra euro, që do të ishin kthyer në arkë, nëse tenderin do e fitonte kushdo nga firmat e tjera. Por surprizat e menaxhimit dhe drejtimit të zonjës Shehu, nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë te sektori i Pastrimit. Sepse përpara saj, tani del detyra e drejtimit dhe menaxhimit të Qytetit Studenti, ku ajo me paaftësinë e treguar në bashki, do të dëmtojë rëndë ardhmërinë e zhvillimit të Qytetit Studenti. Dhe për të rregulluar më vonë, ajo që do të prishet prej zonjës Shehu, padyshim, që do të kërkohen dhe nevojiten me qindra-mijëra euro nga buxheti i shtetit shqiptar.