Anija me mbetje mbërrin në port/ I vendoset sekuestro 102 kontejnerëve me mbetje toksike

I vendoset sekuestro 102 kontejnerëve me mbetje toksike në anijen Moliva e cila u kthye mbrapsht pas tre muajsh që u nis nga Shqipëria.

Anija e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme mbërriti në portin e Durrësit dje (28 tetor) rreth orës 07:30.

Sigal

Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

Pas 3 muajve lundrim në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, mbërritën ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali.

Zbardhet vendimi i Prokurorisë së Durrësit.

ImageImageImageImage