Anëtarë të bandës mafioze në Itali, kapen pas 3 vitesh 2 shqiptarët në Durrës

647
Dy anëtarë të një bande droge italo-shqiptare në Parma të Italisë, janë arrestuar në qytetin e Durrësit.
Pas një operacioni të zhvilluar në mars të vitit 2014 në Itali, kjo bandë u shkatërruar ku në përbërje kishte disa shqiptarë, të cilët fusnin në Itali Itali sasi të mëdha heroine të pastër dhe substanca të tjera, me të cilat përzienin drogën në një laborator në Parma.
Dy të arrestuarit e tanishëm janë, Hektor Kosturi, 30 vjeç, me shumë precedentë penalë, dhe Erjon Shahini, 34 vjeç. Ky i fundit tashmë është ekstraduar në Itali dhe gjendet në burgun e Rebibias. Kosturi do të ndjekë me shumë mundësi të njëjtën rrugë, falë bashkëpunimit midis policive të dy vendeve. Ai do të vuaj dënimin me tetë vjet burg, dhe një gjobë 22 mijë euro.
Të arrestuarit në mars të vitit 2014 janë:
Marcello Panariti, lindur në Taranto më 1980, burgosur në Colorno.
Velino Koroveshi Velino, lindur më 1990, tashmë në burgun Arma di Taggia.
Lauert Greca, lindur më 1990, banues në Parma.
Artur Bregu, i ditëlindjes 1981, i dënuar në burg në Brescello, i konsideruar si truri shpërndarjes së drogës, një punëtor që bënte jetë shumë modeste për të mos rënë në sy.
Gëzim Hasa, 1984, pa leje qëndrimi në Itali, tashmë në burgun e Parmës.
Denis Tafili, lindur më 1985, pa leje qëndrimi, në burgun e Parmës.
Davide Cavalli, në arrest shtëpie.
Ded Bajraktari Ded, lindur më 1991.
Bledar Brahimi Bledar, lindur më 1986, banues në Colorno.
Sigal