Andi Bushati përgjigjet Richard Grenell: Ai thotë se nuk ka parë një plan për ndarjen e Kosovës, por jo se nuk do ndodhë!

363
Sigal

Dje “Zëri Amerikës” transmetoi këtë lajm: “I dërguari Special i Donald Trump për Kosovën, Richard Grenell, përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Filip Kosnett kanë reaguar sot për situatën politike në Kosovë, pas mocionit kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Tre diplomatët e lartë të SHBA që merren me çështjen e Kosovës thonë se SHBA nuk ka asnjë plan për ndarjen e saj.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se “Duam të bëjmë të qartë se nuk ka ndonjë plan të tillë. I Dërguari Special Grenell nuk ka parë apo ka diskutuar kurrë një për plan të tillë”.

Diplomatët shprehen se SHBA do të punojë me çdo qeveri që do të zgjidhet në mënyrë kushtetuese në Kosovë”.

Ndërkohë analisti i njohur Andi Bushati përgjigjet në profilin e tij në facebook:

Lexojeni me vëmendje këtë PERGENJESHTRIMIN AMERIKAN për shkëmbimin e tertitoreve, që ka ekzaltuar aq shumë pleqtë e përdalë.

Ai thotë: “Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë”.

Pra nuk thotë që nuk do të ndodhë në të ardhmen, siç është shprehur qartë Gjermania përshembull kundër një loje me ndryshim kufijsh. Ata nuk garantojnë se nuk do të ngjasë, por vetëm se nuk e kanë parë!