Anastas Angjeli: Largohet nga jeta miku i shqiptarëve Teodoros Pangalos!

113
Me dhimbje të thellë mësova lajmin e hidhur për largimin nga jeta të mikut tim të veçantë, Theodoros Pangalos.
Theodhoros mbetet mishërimi i qytetarit dhe intelektualit të angazhuar që gjatë gjithë jetës bëri beteja të rëndësishme për barazi dhe drejtësi sociale, për një shoqëri më të drejtë, më të hapur, me multikulturore, më progresiste dhe solidare. Ai ishte njëkohësisht mishërimi i qenies politike, konseguent në bindje dhe veprime, luftëtar i paepur i kauzave te drejta. Bindja e tij për domosdoshmërinë e ekzistencës së një kohezioni dhe drejtësie sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian si dhe besimi i palëkundur ndaj projektit te integrimit evropian e shoqëruan atë gjatë gjithë aktivitetit të tij politik. Kjo gjë ka qenë më e prekshme dhe më e dukshme për gjithë rajonin tonë, në tërësi, por edhe për Shqipërinë, në veçanti, gjatë kontributit të Theodhoros Pangalos si Ministër i Jashtëm i Greqisë. Gjatë kësaj periudhe Greqia ofroi mbështetjen dhe ndihmën e saj të çmuar ekonomike, politike dhe institucionale për vendet e rajonit dhe për Shqipërinë në rrugëtimin e nisur drejt integrimit evropian. I çmuar ishte kontributi i tij edhe në forcimin klimës pozitive të marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë., Nje i kujdes të posaçëm Pangalos, i kushtoi përmirësimit te të drejtave të emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi dhe te minoritetit grek qe jeton ne Shqiperi,duke i konsideruar si dy ura lidhjeje dhe bashkpunimi midis dy vendeve. Ky kontribut bëri të mundur hedhjen e bazave të forta dhe të qëndrueshme të marrëdhënieve dypalëshe me nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë mes dy vendeve dhe ndërtimin e një partneriteti strategjik dypalësh.
Pata fatin të njoh nga afër dhe të bashkëpunoj me këtë politikan vizionar që me kurajë u ngrit mbi realitetet e vështira historike, për të parë pozitivisht drejt të ardhmes së përbashkët dhe dimensionit të tyre evropian, edhe pasi u largua nga politika aktive . Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë humbi anëtarin e nderit të Senatit të cilit i kishte akorduar titullin Doctor Honoris Causa. Gjej rastin për t’i shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij!
Udhe te mbare Teodor!
Καλό ταξίδι Θεόδωρε!
Sigal