Amnesty International publikon raportin: 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE

557
Amnesty International ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2016-2017, ku Shqipëria renditet në vendin e 62. Organizata thekson në raport se mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil gjatë vitit 2016 në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë sa i përket zhdukjes dhe vrasjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas pas më shumë se 20 vitesh, Amnesty International thotë se zbardhja e ngjarjes nuk ka pasur progres.

Shqetësim tjetër sa i përket raportit për Shqipërinë mbeten kushtet e këqija ku jetojnë komuniteti rom dhe egjiptian. Organizata thotë se rreth 80 familje rome u nxorën nga banesat e tyre tek Bregu i Lumit.

‘Qeveria po kërkon personat e zhdukur në komunizëm, ndërsa komuniteti evropian ka shqetësime për kushtet e këqija në ambientet e paraburgimit. Të ndaluarit shpesh kanë akuzuar për dhunë të ushtruar nga punonjës policie’- thuhet ndër të tjera në raportin për Shqipërinë të publikuar të martën nga Amnesty International.
Sigal