Ambasadorja Yuri Kim shkon te SPAK, takim me prokurorët

494
Sigal

Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ndodhet aktualisht në godinën e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion në Tiranë.

Ambasadorja është duke zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK, institucion i cili u ngrit vetëm një muaj më parë dhe synon goditjen e korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes.

Një ditë më parë ajo takoi Kryeprokurorin Olsian Çela, të cilit i dha të gjithë mbështetjen e duhur për të çuar pas hekurave shkelësit e ligjit.