Ambasadorja e SHBA prezantohet para shqiptarëve: Kush janë prioritetet e mia në Tiranë

459
Sigal

Përmes një klipi dy minutësh në rrjetin social, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka prezantuar veten dhe objektivat e saj kryesore në Tiranë.

Kim shprehet se ka mbi 23 vite eksperiencë në SHBA dhe se përgjatë qëndrimit të saj në Tiranë ka disa objektiva që kërkon t’ja përcjellë dhe qytetarëve shqiptarë.

“Për më shumë se dy dekata, kam pasur priviligjein t’u shërbej Shteteve të Bashkuara si diplomate. Nga Pekini në Bagdad, e në shumë vende ndërmjet tyre, jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA në botë. Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington, kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar që të sjell paqe dhe begat. Jam veçanërisht e nderuar që të vij në Shqipëri në fillim të 2020, vit që shënon 100 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga SHBA. 100 vjet më parë, presidenti Uillson kundërshtoi ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e Shqipërisë si anëtare e lidhjes së Kombeve, në dhjetor të 1920. Ashtu si SHBA kanë mbështetur Shqipërinë ndër vite, Shqipëria ka qënë një mike dhe aleate besnike e SHBA.

Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Së dyti, di vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat evrpiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”-thotë Kim në video.