Ambasadori i Kosovës Sh.T.Z. Skënder Durmishi i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

66
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës  në Tiranë Sh.T.Z. Skënder Durmishi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin Durmishi për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit Durmishi dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti Meta theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.

Presidenti Meta theksoi se së bashku duhet të punojmë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe në rrugën e integrimeve europiane të dyja vendeve tona.