Ambasadori i Kinës në Shqipëri takon kryetarin e Bashkisë së Tiranës

527
Sigal

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ambasadori Zhou vlerësoi pozitivisht rezultatet e arritura të qytetit të Tiranës në fushën e zhvillimin ekonomiko-shoqëror. Ai u shpreh se shkëmbimet lokale janë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve kino-shqiptare. Me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë ai shprehu shpresën se qeveritë lokale të dy vende do të forcojnë shkëmbimet, të zgjerojnë e të thellojnë bashkëpunimin, të forcojnë lidhjen e zemrave të dy popujve dhe të pasurojnë përmbajtjet e marrëdhënieve Kinë-Shqipëri. Nga ana e tij, Erion Veliaj u shpreh se Kina ka arritur rezultate të dukshme në fushat e ekonomisë së gjelbër, të krijimit të risive tekniko-shkencore. Pala shqiptare duhet të mësojë nga përvoja e palës kineze, tha Veliaj, duke shtuar se Bashkia e Tiranës është e gatshme që së bashku me Bashkinë e Pekinit të forcojnë bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, turistike, të transportit të gjelbër dhe të zhvillimit të vazhdueshëm të qytetit.