Ambasadori Ermal Dredha: Shqipëria e ka pasur dhe vazhdon ta ketë çështjen e Kosovës prioritet

Në një atmosferë të mbushur me emocion dhe reflektim historik, në Zyrih u promovua libri “1998–1999. Vitet e Kosovës” i autorit Blerim Shala, një vepër që sjell në vëmendje një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Ambasadori i RSH-së në Bernë, Ermal Dredha , mori pjesë në promovimin e librit “1998–1999. Vitet e Kosovës” të autorit Blerim Shala, organizuar nga gazetari i mirënjohur Enver Robelli në Zyrih, në praninë e personaliteteve të jetës kulturore, diplomatike dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.

NOA

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Dredha theksoi se Shqipëria e ka pasur dhe vazhdon ta ketë çështjen e Kosovës prioritet të politikës së saj shtetërore dhe kombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe forcimit të bashkëpunimit ndërshqiptar.

Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, si dhe mbi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër ndër vite.