Ambasada turke në Tiranë, ceremoni me rastin e 93-vjetorit të Republikës Turke

882
Sigal

Gazeta Telegraf/

Dje, Ambasada e Turqisë në Tiranë, organizoi një ceremoni
me rastin e 93 vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë, ku merrnin pjesë
kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Ilir Meta, deputetë, ministra,
përfaqësues të medies, të besimeve fetare, personalitete të artit, kulturës e
shkencës, të botës së biznesit të dy vendeve dhe përfaqësues të shërbimeve
diplomatike në Tiranë. Ceremonia u hap nga ambasadori turk në Shqipëri, zoti
Hidayet Bayraktar, i cili tha se Turqia edhe pse është një nga republikat më të
reja në Evropë, ka marrë pjesë si anëtare themeluese në organizata që u japin
përparësi  parimeve demokratike, siç janë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës,
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian. Ndërkaq, duke mbajtur
lidhje të forta evropiane dhe transatlantike, Turqia u bë anëtare e NATO-s duke
ruajtur lidhjet evropiane dhe transatlantike dhe ka filluar negociatat me
Bashkimin Evropian si vend kandidat për në këtë Bashkim”. Duke u ndalur në
marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë, që pas rënies së regjimit komunist
në Shqipëri, në fillim të viteve 90, ambasadori theksoi se, “
u rigjallëruan në çdo fushë dhe para së
gjithash ato politike dhe ekonomike, janë zhvilluar duke u thelluar më tej.
Gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet politike kanë arritur një nivel të përsosur
nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë dhe marrëdhëniet ekonomike kanë pasur
një rritje të konsiderueshme. Vitin e kaluar vëllimi tregtar midis të dy
vendeve ka arritur në 430 milionë euro dhe investimet e drejtpërdrejta turke në
Shqipëri janë 2,3 miliardë euro. Shifrat tregojnë, se Turqia është një ndër
partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë”
, nënvizoi Bayraktar.  Bashkëpunimi
ynë i ngushtë me Shqipërinë, aleate në NATO, theksoi më tej ai, vazhdon edhe
për çështje të tilla; si terrorizmi ndërkombëtar, lufta kundër trafikut të
narkotikëve dhe fenomeni i emigracionit, të cilat po dalin në pah në rendin e
ditës në botën e sotme
”.